Komuna e Dragashit nepërmjet faqës zyrtare në internet ka lëshuar një njoftim ku informon se është dhënë kontrata për furnizim me paisje të teknologjisë, shkollën e mesme të lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash.

Sipas kësaj kontrate, e të cilen e ka siguruar televizioni Opoja është paraparë që për këtë institucion shkollor të blihen 30 Laptop si dhe 20 Kompjuter (All in One), e vlera totale për këtë tender do të jetë rreth 37.445,40 ( tridhjetë e shtatë mijë e katërqind e katër dhjetë e pesë euro e katërdhjet cent).

Fituese e këtij tenderi që do bëj furnizimin me këto paisje është përzgjedhur kompania “Botek Sh.P.K” nga Prishtina.