Reagim publik nga dega e PDK-së në Dragash.

Komuna e Dragashit me datë 20.02.2023 në webfaqen SIMBNJ ka publikuar konkursin me RN00011035 për pozitën me titull Specialist të Arkitekturës(Zyrtar për Kadastër dhe Gjeodezi) e klasifikuar me Nr.41.GR. në tabelën e pozitave në Rregullren Nr.10/2022 për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil, Komuna e Dragashit në shpërputhjë më këtë rregullore tek kërkesat Kërkesat e Pergjithshme formale si Kritere të posaqme formale ka vendosur “• Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to. • Kualifikime të posaçme formale:Fakulteti i Ndërtimtarisë-drejtimi Arkitekturë ,Ekonomi, • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës. e deshmuar nga trusti pensional i Kosoves” ndërsa tek Rregullorja Nr.10/2022 për këtë pozitë parashihet vetëm profili “Arkitekrurë” që nënkupton se profilet e kërkuara jan totalisht në shpërputhje me Rregulloren Nr.10/2022. Gjithashtu nga rezultatet e verifikimit paraprak ne listë të kandidatëve janë të futur kandidat të cilët nuk e kan këtë profil madje kandidati i pranuar për këtë pozitë ka të përfunduar fakultetin Ekonomik. Si shkelje tjetër tek kjo procedur është edhe tejkalimi i afatit për përfundimin e procedurës administative sipas Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative Neni 98 pika “2. Në rast se ligji i veçantë nuk ka paraparë një afat, siç është paraparë në paragrafin 1 të këtij neni, afati i përgjithshëm i zbatueshëm për përfundimin e procedurës administrative është dyzetepesë (45) ditë nga fillimi i saj.” Kjo procedurë është publikuar me datë 25.04.2023 ndërsa procedura ndërsa ka përfunduar me datë 10.05.2023.

Kjo procedurë qartazi shihet se është montuar dhe zhvilluar ne kundërshtim me ligjet dhe rregullat në fuqi, dhe tashmë në komunën e Dragashit janë bërë normale këto situata. Mirëpo nga ana tjeter kandidat të cilët vetëm se kan filluar punën në institucionin e komunës së Dragashit dita ditës po kthehen (largohen) mbrapa nga organe më të larta mbikqyrëse siq është KPMSHCK.

Dega e PDK-së në Dragash zotohet se do ti ndërmarr të gjitha hapat e nevojshme ligjore për këto procedura dhe njëherish i bëjmë thirrje Prokurorisë së shtetit që të hetoj të njejtat veprime pasi një gjë e tillë është duke u përsëritur vazhdimisht dhe këtu qartazi kemi të bëjm me Keqpërdorim të detyrës zyrtare.

#KKDragash
#Nepotizëm