Shoqata humanitare Opoja gjatë ditës së sotme ka bërë shpërndarjen e 86 pakove me gjëra ushqimore për familjet në nevojë thuhet në një njoftim të publikuar në rrjetin social të saj përcjell televizioni Opoja.

Ky është njoftimi nga Shoqata humanitare Opoja ku ata theksojnë se këso lloj aktivitete do të ndërmerren edhe në ditët në vijim.

Të dashur donatorë, sot 86 paketa janë shpërndarë në rajonin tonë, aksioni do të vazhdojë dhe do të përfundojë deri në fund të javës.

Bamires Zoti ua shumefishofte shperblimin ne kete muaj te shenjte!