Të dashur qytetarë të Komunës së Dragashit, të dashur bashkatdhetarë në Austri, Zvicërr, Gjermani dhe kudo në Evropë!

Ju falnderoj nga zemra për mbështejën që më dhat në këto zgjedhje. Ju bëtë që unë, jo vetëm ta fitoj mandatin e asambleistit, por bëtë që njëkohësisht, të jem kandidati më i votuar në komunë me 548 vota.
Faleminderit nga zemra edhe në emër të LDK- së, dhe tani më, edhe në emër të kryetarit të ri të komunës, Dr. Bexhet Xheladinit.
Me këtë rast më duhet t’u drejtohem disa individëve, (për fat të mirë nuk janë shumë), të cilët këto ditë kanë bërë shpifje jo vetëm për mua, por edhe në adresë të agjencionit turistik, biznesit tonë familjar.
Agjencioni dhe unë si pjesë i tij, që 27 vite kemi qenë në shërbim të qytetarëve tanë, në veçanti të atyre nga Opoja. U kemi shërbyer e ndihmuar dhe do t’u ndihmojmë edhe në vazhdim, pa marrë parasysh përcaktimet e tyre politike.

Tani, qytetarët e Opojës në përgjithësi dhe mërgimtarët opojarë, shërbimin tonë ndër vite, kanë vendos të ma shpërblejnë mua me vot. Nuk është askush fajtor pse unë i respektoj ata dhe ata më respektuan mua. Por respekti nuk është vjedhje e as manipulim votash. Votat e diasporës për mua, për LDK-në, për doktor Bexhet Xheladinin janë absolutisht të pastra dhe kjo do të dëshmohet.

LDK-ja mua më bëri ftesë që të jem pjesë e listës së saj dhe unë e kam pranuar me knaqësi, kjo le të dihet.
Kurse thashethemxhinjët ju them se sikurse që dikush ka ndihmuar partinë e vet, duke “lobuar” në Restelicë, Brod dhe në Gorë përgjithësisht, unë kam lobuar në diaspor. Atje ku kam një pjesë të familjës sime, kam miqtë e mi, kam të dashurit e mi.
Në fund, thashethemxhinjëve po u jap një lajm të keq: Nuk më trembni as mua as familjën time, do të jam i angazhur në LDK përgjithmonë.

Resul Fetahu
Asambleist i LDK-së dega në Dragash