Rreth Nesh

Komuna e Dragashit (Sharrit) ishte dhe vazhdon të mbetët njëra ndër komunat më të izoluara në Republikën e Kosovës, një komunë e cila numron rreth 35 mijë banorë nuk e pati mundësin të promovohej në mediat vendore kjo për shkak se kësaj komune i mungonte një medium lokal ose një dritare për promovim.

Komuna me historikun, kulturën dhe natyrën më të pasur në Kosovë nga viti 2014 do të ketë mundësin e promovimit në ekranët televizive për shkak se një staf me grup mosha të reja, filluan një rrugëtim mjaftë të vështirë. Duke e parë mungesën e një mediumi në vendin e tyre, pra në Komunen e Dragashit (Sharrit), ata morën përsipër këtë rrugëtim për të hapur një medium i cili kohë pas kohë do ti plotësoj të gjitha nevojat e mediumit në rajonin e Dragashit edhe më gjërë.

Kjo rrugë juve do të ju drejtojë në kanalin e “Televizionit OPOJA”, televizioni i parë i kësaj komune.

TV OPOJA është mediumi televiziv i vetëm nga Komuna e Dragashit i cili synon të ketë një program cilësor, që t’i argëtojë shikuësit e ta promovoj treven e Opojës në përgjithsi, nisi zyrtarisht transmetimet më 22 dhjetor të vitit 2014 dhe sot transmetohët në më shumë se 30 platforma televizive, nga një televizion, në start me paisje teknike tejet modeste, me investime tërësisht vetanake, për një kohë të shkurtër arriti në një shkallë lakmuese si medium lokal.

Në kuadër të Televizionit Opoja një vit më pas pra në dhjetor të vitit 2015 u themelua edhe portali informativ www.opoja.tv, një portal i cili synon informimin e drejtë në kohë reale si dhe njëkohsisht promovimin e kësaj treve.

Me qëllim të promovimit të talentëve të trevës së Opojës, Televizioni Opoja në shkurt të vitit 2019 ka nënshkruar edhe memorandum bashkpunimi me klubin e vetëm të komunës sonë KF OPOJA, një bashkpunim ky me të cilin kontraktuesit synojn ta kthejn vemëndjen e publikut në drejtim të Klubit Futbollistik Opoja me qellim hapjen e një dritareje për gjith futbolldashësit.

…gjithmonë me ju, vetëm për ju… është slogani i mediumit i cili u themelua me të vetmën arsyje për promovimin e një komune të izoluar.

TV OPOJA synon të ketë një program që i dedikohet të gjitha shtresave të shoqërisë dhe të gjitha moshave. Ekrani i TV OPOJA kërkon t’u ofrojë shikuesve një program ku ata do gjejn qetësi, çlodhje, kënaqësi dhe jo presion, zhurmë, alarm e stres.