Ajo që ishte vetëm një projekt tani është duke u realizuar, turneu i parë i këtij lloji i organizuar në komunën e Dragashit, 14 ekipe pjesëmarrëse me mbi 70 lojtarë dhe entuziastë të lojës më të madhe dixhitale Counter Strike, të gjithë do të luftojnë për vendin e parë nga Prizepool prej 800 euro I mundësuar nga sponsorët dhe organizatorët e këtij eventi.

Më shumë se një javë me ndeshje dhe garues nga më të ndryshmet, çdo natë me ju live në twitch dhe në Facebook në një transmetim profesional, vetëm për të bashkuar komunitetin e lojtarëve në komunën e Dragashit, e gjithë kjo e mundësuar nga Team Sharri dhe agjencia kreative Kameleoni e mbështetur nga sponsorët tanë të cilët ndihmuan në çdo aspekt:

Macho Coffee and Food, Market Cali-M, Poligoni Plumbi, Televizioni OPOJA, Kompania e Pastrimit DR Clean, Kompania e Ndërtimit Bresana Gradbena, Game Zone Bellobradi, Sharri Pro Video dhe ALB.gg

Prej një jave kemi ndjekur ndeshje të ndryshme që na kanë dhuruar emocione dhe spektakël pafund, deri më tani janë luajtur 24 ndeshje me gjithsej 43 harta (mapa), mbi 28 orë transmetim live me komentim, çfarë nuk kemi parë, kill me Knife, Zeus, Clutches dhe Ace pa fund, festë në njërën anë dhe hidhërim në anën tjetër, por vetëm dy skuadra arritën në finalen e madhe.

Ajo që ishte thjesht një projekt u mirëprit nga i gjithë komuniteti i gamerëve në komunën tonë dhe pasioni për Counter Strike u ringjall mbi 20,000 shikime të regjistruara vetëm në twitch.

Dhe rekordet nuk janë asgjë në krahasim me finalen e madhe që do të zhvillohet sonte, derbi i madh mes All-in dhe GZ Bellobradi, një BO5 që do ta ndjekim me fillim nga ora 20:00.