Edhe pse me numër të reduktuar si pasoj e pandemis, turnet e organizuara nga Drejtoria për Kultur, Rini e Sport me rastin e 13 vjetorit të Pavarësis së Kosovës në Komunën e Dragashit, dhuruan shumë ndeshje të forta, plot me emocion e spektakel.

Këto aktivitete filluan me fazën eleminatore, në të cilën morën pjes të gjitha shkollat fillore nga të dy komunitetet, ndersa sot u zhvilluan ndeshjet finale.

Aktivitetet e ditës së sotme filluam në sallën e sportit në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha”, ku u zhvillua ndeshja finale e volejbollit në mes nënëseve të kësaj shkolle, një finale e cila dhuroi lojë shumë interesante e konkuruese.

Më pas u luajt finalja e futbollit të vogël me nxënës e fituese doli shkolla fillore “Shaban Shabani” nga Llapushniki, kundër shkollës fillore “Ulina” nga Kosava, ndeshje kjo e cila dhuroi shumë emocione e fituesi u zgjodh vetëm pas penaltive.

Sa i përket ndeshjes së futbollit të vogël me arsimtarë, fituese doli shkolla fillore “Ulina” nga Kosava, ndaj bashkëfinalistes “Fetah Sylejmani” nga Dragashi, në një finale e cila dhuroi një atmosfer shumë pozitive.

©TVOPOJA