Shoqata Humanitare “OPOJA” edhe sot me datë 31 Mars ka vazhduar karvanin e saj humanitar nëpër fshatrat e Opojës percjell televizioni Opoja.

Për redaksinë tonë drejtuesit e shoqatës thonë se sot janë ndihmuar rreth 21 familje me gjëra elementare ushqimore.
Ata thonë se për disa familje kanë siguruar edhe Barna farmaceutik për të sëmurit.
Aksioni për të ndihmuar familjet në nevojë do të vazhdojë edhe në ditët në vijm sipas shkrimit të publikuar në rrjetin social facebook :

**NDIHMOJM SE BASHKU**

31.03.2020 Karvani jone humanitar sot ishte ne fshatin Bellobrad ku ndihmuan 3 familje,ne Zym 3 familje,ne Pllave 3 familje,ne Brezne 8 familje si dhe barna per te semuret,ne Brrut te Madhe 3 familje dhe Kosave 1 familje.Donatoret Zoti i shperblefte kurse nevojtareve Zoti ja u lehtesofte.Ne ditet e ardheshme do te ndihmohen edhe familje te tjera ne te gjitha fshatrat e Opojes.