Sot në sallën e kuvndit komunal u nënshkrua marrëveshje mes Drejtorisë së Arsimit në Dragash dhe Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim, për hapjen e Qendrës Komunitare për fëmijët e grup moshave nga 3-6 vjeç.

Pjes e ketij tubimi ishte kryetari i komunës z. Shaban Shabani, drejtori i arsimit në Dragash z.Vloran Cenaj, drejtori i shëndetësisë ai i QPS, drejtorë të shkollave, përfaqësues të QSHHZH, edukatore dhe mësimdhënës.

Ne nje fjale rasti Kryetari i komuës thot se sot është një ditë e veqant për komunen e Dragashit e në veqanti për drejtorin e arsimit që arritën nënshkrimin për këtë projekt i cili është tentuar që të realizohet për disa vite e tashme hapi i parë i realizimit u arrit.

Drejtori i arsimit z.Vloran Cenaj duke folur mbi rëndësinë e edukimit të hershëm thekson se kjo qender komunitare do jet një qerdhe moderne që do i plotsoj të gjitha kushtet e nevojshme, ndersa zyrtarja nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim fton të gjithë të pranishmit në bashkpunim për promovimin e vlerës dhe rëndesis së kësaj qendre.

Qëllimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit është për të përmirësuar më tutje jetën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre përmes implementimit të programit për zhvillimin në fëmijëri të hershme, arsim gjithëpërfshirës dhe mbrojtje të fëmijëve, shëndet dhe ushqyerje, fuqizim dhe ngritje e kapaciteteve të prindërve, edukatorëve, mësimdhënsve, zyrtarëve dhe akterevë të tjerë që punojnë në fushën e kujdesit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme.

Pas nënshkrimit u vazhdua edhe me debat të hapur në mes të panelit si dhe të pranishmeve për ta shpjeguar mënyren e funksionimit dhe funksionalizimit të këtij projekti.

©TVOPOJA