Komuna e Dragashit duke u mbështetur në zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës Nr.01/86, për Planin e Veprimit të Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2019 sot po mbahen Garat Nacionale të Diturisë me një pjesëmarrje masive të nxënësve nga të gjitha shkollat e Dragashit .

Në fjalën e tij drejtori i Arsimit, Vloran Cenaj, tha se Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet që gara të filloj me kohë, me pjesëmarrje masive dhe sipas planifikimit.
“Vërtet është kënaqësi të shohësh këtë dëshirë dhe vullnet të madh të nxënësve për pjesëmarrje në këto gara. Garat i japin një shpirt konkurues nxënësve dhe besoj se tek secili nxënës shtojnë dëshirën që ata të kërkojnë më të mirën nga vetja.
Natyrisht se edhe ne si institucione lokale e mbajmë përgjegjësinë që këtyre nxënësve t’u krijojmë kushtet e duhura dhe të nevojshme për zhvillimin e tyre të mëtejshëm”.