Mësimi plotësues për përgatitje për testin e arritshmërisë për klasat e nënta fillon me 8 qershor dhe përfundon me 19 qershor 2020

Drejtoria për Arsim në Dragash, njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave, se mësimi për klasat e nënta do të fillojë nga data 08.06.2020, dhe zgjatë deri më 19.06.2020, sipas orarit të caktuar mësimor për lëndët në të cilat do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë.

Nxënës të dashur,

Testi i Arritshmërisë 2020 për klasën e 9 do të mbahet të martën, më 23 qershor 2020, në të njëjtën kohë dhe ditë për të gjithë nxënësit dhe do të zgjasë 120 minuta (2 orë).

Testi do të ketë gjithsej 80 kërkesa (pyetje e detyra), nga gjithsej 9 lëndë – Gjuhë shqipe, Gjuhë angleze, Histori, Gjeografi, Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Suksese dhe ju priftë e mbara!

Me respekt
Drejtori i Arsimit në Dragash
MSc.Vloran Cenaj