Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, nga sot ka marrë vendim që në zyrën e tij të ketë të vendosur në mur fotografin e Dr.Ibrahim Rugova, ish President historik në Republikën e Kosovës!

Zyra e kryetarit Bexhet Xheladini, përveç se ka pasur të vendosur në mur fotografin e komandantit legjendar, Adem Jashari, si dhe atë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga tash do të ketë edhe një figurë tjetër të çmuar në Kosovë dhe jo vetëm.

Fjala është për ish Presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova i cili do të jetë prezent në secilin takim të kryetarit në zyrën e tij!

Ketë ndryshim e kemi vërejtur nga vizitat e ditës që kishte pasur sot kryetari Bexhet Xheladinin!
Për ketë ne kemi kontaktuar zëdhënësin e tij e që i cili për redaksinë tonë thotë se nuk është në kompetencat e tija vendosja e simboleve në zyrën e Kryetarit!