Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në emisionin PRIME në RTK ka folur për procesin zgjedhor e që ai ndihet krenar me numrin e komunave të fituar nga ky subjekt politik.

Por ai është pyetur edhe për komunën e Dragashit e cila është në një proces gjyqësor për zgjedhje e fundit për balotazh.

Krasniqi tha se nuk dua të interpretojë vendimin e PZAP-it pasi që për momentin është duke u zhvilluar një proces gjyqësor.
Por një gjë mund të them se qytetarët e kesaj komune nepermjet vullnetit të lirë e kanë dhënë verdiktin e tyre për kryetarin aktual Shaban Shabanin.

Por megjithatë ne jemi një parti politike që gjithmonë i kemi pranuar rezultatet zgjedhore dhe nese ky institucion i pavarur bjen një vendim ne gjithsesi se do të e pranojmë ashtu siç është përcjellë televizioni Opoja.

Memli Krasniqi nder të tjerash thotë se ka një respekt të veçantë për Mërgatën Shqiptare e që të cilet kanë shprehur vullnet të jashtëzakonshëm për të votuar në ketë zgjedhje.
Por vullneti i tyre duhet të jetë i lir e individual e jo në mënyrë të organizuar siç e kemi cekur në ankesën tonë në PZAP.