Dje, me 12.04.2019, në vijim të veprimtarive, shkollën tonë e vizituan, me kërkesën e tyre dhe pëlqimin tonë një grup mësuesish nga Rozhaja e Malit të Zi. Ekipi i mësuesve të shkollës fillore “DACAJ” në Dacaj kryesohej nga drejtori i saj z. Haxhi Lajçi, njëherit autor i historikut të shkollës “Shkolla në Dacaj dhe Buxhov Malësia e Rozhajës” . Në përbërje të tij ishim profesori i gjuhës shqipe z. Ali Daci , si dhe mësueset e gjuhes frenge znj. Senada Pepiq dhe ajo e gjuhës angleze znj. Senida Kalaç.

Në hyrje të shkollës i priti dhe iu uroi mirëseardhjen drejtori i shkollës z. Fadil Shaqiri. Në pritje merrte pjesë dhe drejtori i shfmu “Sezai Surroi” nga Bellobradi(Dragash) i Kosovës, shkollë që për më se 6 vjet jemi vëllazëruar dhe kemi një bashkëpunim të suksesshem, prania e të cilit ishte surprizë për vëllezrit nga Rozhaja.

Në fillim u bë njohja me kolegët, problematikat e shkollave respektive, si dhe u shkëmbyen disa dhurata(libra, vizatime dhe punime artistike) simbolike. U bënë vizita e takime me nxënës të klasave të ndryshme. Një çast, vizituam dhe shkollën fillore CU në Bardhoc i Ri, ndërtuar nga zotri Arafat Abazaj, e cila dhe është bërë shkas për këtë vizitë. Për mysafirët si te shkolla e re dhe në qendër u shtrua një koktejl.
Më pas një takim i shkurtër dhe në DAR-në Kukës. Drejtori Haxhi Lajçi falenderoi drejtorin e institucionit për pritjen. Dhe drejtori z. Skender Ahmeti nga ana e tij falenderoi mysafirët për vizitën dhe premtoi për bashkëpunimin e mëtejshëm, si dhe na ftoi për kafe.
Më pas u bënë vizita në qytetin e Kukësit.

Pas një dreke vëllazërore u ndamë me përshtypjet më të mira, me dëshirën për bashkëpunim të ndërsjelltë tashmë mes të tri shkollave tona dhe morëm ftesën për një vizitë së shpejti në shkollë”DACAJ” në Rozhajë, për të zyrtarizuar bashkëpunimin vëllazëror