Duke marrë parasysh nevojën për ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa më komplete dhe sa më afër qytetarëve tanë, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, në bashkëpunim me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Behar Brenoli, ka marrë vendim që nga data 10.01.2023, çdo të martë, nga ora 08:00-14:00, në QKMF-Dragash të punojë mjeku i syve dhe neuropsikiatri. Vizitat për të gjithë qytetarët do të jenë pa pagesë.
Obligohet drejtori i QKMF në Dragash që këtë njoftim ta vendosë në vende të dukshme në QKMF, QMF dhe AMF.