Të nderuar qytetarë të komunës së Dragashit, më lejoni që t’ju uroj përzemërsisht ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ky muaj karakterizohet si një muaj i mëshirës, faljes dhe ndihmës së ndërsjellë vëllazërore. Andaj shpresoj se ky muaj do të na bëjë të gjithëve të reflektojmë me pozitivitet dhe të jemi më të bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e komunës sonë.
Ju uroj një agjërim të lehtë, duke shpresuar që Zoti i madhërishëm të na i pranojë lutjet dhe adhurimet!