Sot, 05 Maj në xhamin e vjetër në Bresanë u prezentua program nga nxënësit për nder të fillimit të muajit të Ramazanit. Nxënësit nga fshatrat Bresanë e Kuklibeg prezentuan pas namazit të Ikindis para xhematit të kësaj xhamie.

Programi filloi me një fjal përshendetëse nga imami i xhamis Xhevat ef. Fetahu i cili uroi për fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit, poashtu foli edhe rreth agjërimit si shtyllë e fesë Islame si dhe rreth mirësive të tij.

Programi vazhdoi me prezentimin e programit nga nxënësit me lexim të Kur’an-it, këndim të ilahive si dhe recitime me përmbajtje për muajin e bekuar të Ramazanit.

Vlen të përmendet se programe të tilla organizohën në çdo festë Islame nga imami dhe nxënësit e kësaj xhamie.

©TVOPOJA