Policia e Kosovës ka dërguar një raport javor për komunën e Dragashit ku sipas tyre janë raport tri raste Vjedhje të cilat janë klasifikuar si “vjedhje e rëndë” njofton televizioni Opoja.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti i parë ka ndodhur në fshatin Kuklibeg me datën 2 Dhjetor 2021.
Dy rastet e tjera të vjedhjeve janë të datës 05 Dhjetor 2021 raporton Policia e Kosovës përcjell televizioni Opoja.

Vjedhje e rëndë,
Fsh. Rrenc – Dragash, 05.12.2021 , koha e panjohur
Mirëmbajtësi i objektit te shkollës fillore ne fshatin Rrenc deklaron se dikush e ka hapur me dhunë derën e bodrumit të këtij objektit dhe nga aty ka vjedhur dy sëpata të cilat shërbenin per qarjen e drunjve per djegje për këtë objekt. Koha e kryerjes së vjedhjes nuk dihet por supozohet se është kryer gjatë vikendit. Prokurori i shtetit është njoftuar lidhur me këtë dhe i njejti rastin e klasifikon si “vjedhje e rëndë” dhe autorizon që hetimet të vazhdojnë.Vlera e dëmit sipas ankuesit është afro 40 euro. Rasti nen hetime.

Vjedhje e tabelës se automjetit
Fshati Glloboçicë Dragash
05-06.12.2021
Ankuesi raporton se automjetin e tij Audi me datë 05.12.2021 e ka parkuar ne fshatin Glloboçicë me datë 05.12.2021 dhe kur ka shkuar sot ka vërejtur se dikush ia ka vjedhur tabelën e përparme. Ne automjet vërehet se tabela është hequr me force, për momentin nuk ka te dyshuar.