Propaganda primitive Serbe që po e ha pazarin n’ Evropë!
“Bien lindjet në Mitrovicë nga frika e shqiptarëve”
Kjo i bjer se lehonat Serbe e kanë shtyrë lindjen deri në qetësimin e situatës dhe nuk po i lindin fëmijët tani po do të lindin tek atëherë kur të hiqet taksa 100% e vendosur nga qeveria e Kosovës.
“Ndalet shtypi dhe informimi për Serbët”
Paramendoni kur një institucion si OSBE bjer pre i kësaj propagande pa kripë.
Sot po ndalohet informimi kur RTS i ka transmetuesit ilegal gjithandej Kosovës gjë të cilën OSBE do të duhej ta kishte kritikuar me kohën sepse po e shkel hapësirën e transmetimit të Kosovës pa licencë gjë që nuk lejohet në asnjë mënyrë në Evropë, më pas interneti dhe shumë burime të tjera të informatave. Edhe OSBE për gjynah ose është në anën e njëjtë me propagandën Serbe .
“Krizë humanitare në veri”
Tërë ato qendra tregtare si ETC, VIVA FRESH, INTEREX , EMONA etj disa një kilometër larg e disa pak më larg e askush si pengon me ble sa të duan ata e ata dalin me disa fore në konferenca për media duke lëshuar rrena të kohës së Slobës e që tregon që mentaliteti Serb ka ngecur disa dekada më pas.
Po më vjen keq kur disa mediume Kosovare i ndihmojnë këtyre gënjeshtrave të marrin hapësirë në portale e në TV-të Kosovare.
Populli Serb nuk është përcaktuar për të ndryshuar ata kanë ngelë në djepin e ashtuquajtur ( takozvano ) Kosovë dhe nuk do të ndryshojnë.
Ushtria dhe ROSU të Kosovës janë dy institucione që mund të bëjnë shumë që situata të kthjellet sepse shumë nga ta duke filluar nga Shesheli po mendojnë se për 24 orë mund ta ri okupojnë Kosovën duke harrua që ata nuk ishin në gjendje ta mbajnë Kosovën kur e kishin të okupuar me 200 mijë ushtarë e policë brenda sajë!
Sot Kosova nuk po e kërkon Jagodinën dhe Lugun e mirë nga ku filloi shpërngulja e shqiptarëve e as po e kërkon Beogradin me mbi 200 xhamitë në vitin 1870 mirëpo po kënaqët me pavarësinë në kuadër të kufijve të kushtetutës së vitit 1974 që është shumë pjesë e vogël nga një torët shumë e madhe.