Sot në mbledhjen e shtabit emergjent në Dragash të udhëhequr nga kryetari i komunës së Dragashit zotëri Shaban Shabani është diskutuar mbi gjendjen aktuale në komunën tonë pas paraqitjes së 12 rasteve të reja me Covid-19.

Në ketë takim drejtori i Shëndetësisë në Dragash zoteri Behar Brenolli, raportoi për situatën aktuale në institucionet shëndetësore, derisa theksoi se stafi do të ofrojnë shërbime minimale dhe të kufizuara si rezultat i gjendjes së krijuar, gjithashtu njoftoi se sot është bërë prapë dezinfektimin i QMF-Krushevë, Restelicë dhe Dragash.

Anëtarët e Shtabit Emergjent bëjnë apel tek të gjithë qytetarët që të vazhdojnë kujdesin ndaj këtij virusi, duke përdorur masat mbrojtëse, dhe duke shmangur ambientet e mbyllura dhe shumë të frekuentuara.