Kryetari i komunës z. Shaban Shabani ka uruar qytetarët e komunës së Dragashit për festat e nëntorit nepërmjet profilit të tij zyrtar në facebook:
Të nderuar qytetarë të komunës së Dragashit!
Më lejoni që t’ju uroj 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit
Gjithashtu me këtë rast përkujtojmë e festojmë edhe ditëlindjen e komandantit Legjendar, Adem Jashari, si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngjarje këto që lidhen me këtë datë historike për kombin tonë.
Le të shërbejë kjo festë për unitet të popullit shqiptar në ruajtjen e vlerave tona kombëtare.
Nder e respekt për të gjithë ata që sakrifikuan brez pas brezi.
Lavdi dëshmorëve të Kombit!