Gazetari i njohur nga treva e Opojës, Nuhi Salihu nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka reaguar ndaj disa mediave të cilat në kohën e fundit janë duke u marrë me disa tema jo të mira ndaj këtij komuniteti.

Ai në reagimin e tij thotë që disa mediume të caktuara po mundohen që banorët e Opojës të i paraqesin si të prapambetur para opinionit publik.

Gazetari ka një sugjerim për kolegët e tij që të trajtojnë vetëm një temë e cila ka të bëjë me çeshtje të drejtësisë.
Ku sipas tij atëherë do e shohin se cilët banorë të komunës në nivel vendi kanë raste të hapura në organet e hetuesisë.

Ky është reagimi i plotë i Gazetarit Nuhi Salihu

Shumë bre interesante temat që po trajtojnë disa media qendrore në Opojë. Tema bombastike sa që shumë media botërore po ua kanë zili, ndërsa ato rajonale janë veç nën hije të tyre. Në këtë zonë ka shumë tema të rëndësishme që mund të trajtohen, e që do ishin në interes të banorëve të saj për zgjidhjen e shumë problemeve reale që ballafaqohen ata. Opojanët janë njerëz të ndershëm, të arsimuar, të urtë dhe punëtorë dhe kanë probleme jetësore. Por, t’i paraqesësh para opinionit si një shoqëri e prapambetur, nuk është etike pasi që nuk përkon me realitetin e jetës që zhvillohet atje. Do iu kisha sygjeruar që të realizoni vetëm një temë, që ka të bëjë me atë se banorët e cilës komunë në nivel vendi kanë më pak raste të hapura në organet e hetuesisë dhe të drejtësisë.#Lokalisti