Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me disa ministra të kabinetit të tij ka inspektuar punimet në rrugën Zhur-Dragash.

Kryeministri Hoti theksoi se është e nevojshme infrastruktura për krijimin e kushteve për banorët e kësaj ane e po ashtu edhe për turizëm.

Hoti ka kërkuar që në afatin më optimal të përmbyllet ky projekt.

Kryeministri Hoti ka refuzuar sot të flas për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe për masat për parandalimin e Covid-19, derisa ka thënë shkurt se sot ka vizitë nëpër biznese.

“Infrastrukturë e nevojshme dhe kushte të nevojshme që të zhvillohet më mirë turizmi dhe të lehtësohet jeta e qytetarëve. Dragashi ka edhe një diasporë të fuqishme të komuniteteve të ndryshme. Kërkoj prej ministrit që të angazhohet që në afat optimal të përmbyllet ky projekt”, tha Hoti.

Ministri i infrastrukturës, Arban Abrashi theksoi se ky projekt është i një rëndësie të veçantë, derisa sa shtoi se me miratimin e buxhetit të rishikuar janë hapur mundësitë për punë shtesë në infrastrukturë edhe në komunën e Dragashit.

Abrashi po ashtu tha se disa rrugë në Kosovë kanë mbetur që të realizohen për shkak të shpronësimeve.

Abrashi: Shumë rrugë nëpër Kosovë kanë mbetur peng që të realizohen për shkak të shpronësimeve. Video

“Përkushtimi i Qeverisë për këtë rrugë nacionale që është e një rëndësie të veçantë, sepse lidhë tërë regjionin, ofron kushte më të mira edhe për zhvillim për bujqësi, blegorisë por edhe turizmit. Ajo çfarë kemi bërë ne është se kemi krijuar një Task Forcë në kuadër të Ministrisë e cila do të merret me zgjidhjen e problemeve sikurse kjo rrugë. Shumë rrugë nëpër Kosovë kanë mbetur pengë procedurave të shpronësimeve dhe ne synojmë që ne një afat të përmbyllen dhe të punojmë edhe në pjesët tjera sikurse në llotin deri në Brod”, tha Abrashi.

Kryeministri gjatë ditë ka vizituar edhe disa biznese në Dragash.