Një fjalë e urtë popullore thot: “kur prishet kerri rrugë ka plot”. Tash, arsyetime mund të gjejmë sa të duam, të hudhim fajin njëri tjetrit, të fajsojmë Serbinë që është gjëja më e lehtë, etj. Por, fajin e kemi këtu, dhe nuk kemi nevojë ta gjuajm askund. Fajin dhe fajtorin po e dijmë të gjithë, faji dhe fajtori është në mesin tonë, ky fajtor e ka lënë Kosovën këtu ku është për dy decenie.

Dështimi në INTERPOL, nuk është dështim i kësaj qeverie, por, i qeverisjeve të dobëta të këtyre dy dekadave, të cilave qeverisje nuk po u shihet fundi, andaj, faji dhe fajtori është ky. Seribia, nuk është shfaqur sot si penges e Kosovës, si të tillë çfarë është, serbinë e njohim për më shumë se një shekull.

Duke njohur serbinë, pa parime dhe pa kushte kemi vazhduar dialogun, prandaj, faji dhe fajtori jemi vet ne. Gjendjen në arsim, shëndetësi, papunësinë enorme, padrejtësitë shoqëtore, drejtësinë e mjerane dhe shumë të tjera, nuk i ka bërë të këtilla, as serbia e as BE, por, vet qeverisjet e papërgjegjshëme të dy decenieve të pasluftës.
Votimi në UNESKO dhe tash në INTERPOL, janë treguesi më i mirë i gjendjes tonë të brendëshme, ndaj së cilës duhet të reagojmë, janë treguesi më i mirë që kemi humbur besimin edhe te disa shtete që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Lënia e shtetësis nga mijëra qytetarë, ikjet masive të vitit 2015, pritjet për viza para dyerve të ambasadave të qindra e mijëra qytetarëve, nuk janë arsye as BE-ja e as serbia, janë politikat shtetrrënuese të këtyre dy dekadave. Prandaj, para se të fajsojmë serbinë dhe BE-në, duhet reflektuar ndaj gjendjës së brendëshme që kemi krijuar nga papërgjegjësia e klasës politike në vend.
Sidoqoftë, një gjë është e sigurt, ky nuk do të jetë dështimi i fundit, dështimet do të vazhdojnë, përderisa nuk do të ketë reflektim ndaj gjendjes së krijuar brenda shtetit dhe shoqërisë tonë.
Të mirën nuk po e shohim, të keqës nuk po i shihet fundi, andaj, status quo-ja është garanca e vetme që kemi përpara!