Kryetari i komunës së Dragashit zotëri Shaban Shabani nëpërmjet faqës zyrtare të komunës në Facebook ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Ky është urimi i kryetarit Shabani përcjellë televizioni Opoja.

Urimi i kryetarit Shaban Shabani me rastin e Fitër Bajramit

Me rastin e festës së Fitër Bajramit ju përcjellim urimet më të sinqerta duke ju dëshiruar fat, lumturi dhe harmoni në familjet tuaja dhe në mbarë shoqërinë tonë.
Lutemi që Zoti ynë Bujar t’ua ketë pranuar gjithë angazhimin tuaj gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Të vetëdijshëm për vlerën e lartë që ka kjo festë, dëshirojmë që paqja dhe mëshira e Zotit të mbretërojë tek çdo familje në botë.