Një ditë pas zgjedhjeve në Serbi, presidenti i vendit Hashim Thaçi deklaroi se bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e saj.
Thaçi thotë se tashmë do të ketë më shumë deputet që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje, njofton televizioni Opoja.

“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, shkroi Thaçi në Facebook