Një informacion i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e komunës së Dragashit rreth aplikimit në sistemin Online si i pa punë.

Udhëheqësi i zyrës së Punësimit në Dragash është Fitim Kurishi i cili do të ju ndihmojë rreth aplikimit si i pa punë si dhe plotësimin e formularit për aplikim.
Televizioni Opoja ju sjell më poshtë njoftimin së bashku me listën e Udhëheqësve të zyrës së Punësimit për të gjitha komunat ku punëkërkuesit jetojnë.

Njoftim për aplikim përmes e-mail-it
Të gjithë punëkërkuesit që dëshirojnë të regjistrohen si të papunë përmes e-mail-it, formularin e aplikimit DUHET të dërgojnë në e-mail adresë të udhëheqësit të zyrës së punësimit, në komunën përkatëse ku punëkërkuesi jeton.
Lista e udhëheqësve të zyrave të punësimit së bashku me e-mail adresat e tyre është bashkëngjitur me ketë njoftim.

Vërejtje: Të gjithë punëkërkuesit që tashmë janë regjistruar përmes formës online ose kanë dërguar formularin në e-mail adresen: aprk.info@rks-gov.net, NUK kanë nevojë të dërgojnë përsëri formularin tek udhëheqësit e zyrave të punësimit.