Kryetari i Komunës së Dragashit , Shaban Shabani, së bashkë me drejtorët komunalë nga Drejtoria e Shëndetësisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arsimit dhe Administratës, si dhe përfaqësuesit e institucioneve si QKMF, sot kanë mbajtur një takim koordinues për të pasur një bashkëpunim sa më të mirë ndërinstitucional lidhur me menaxhimin e situatës në rast të përhapjes së sëmundjes së coronavirus-it.

Kryetari Shabani tha se bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për të qenë sa më efikas në parandalimin e kësaj sëmundjeje dhe trajtimin e duhur në raste të dyshimta. Ai gjithashtu theksoi se fatmirësisht deri më tani janë marr të gjitha masat e nevojshme dhe për këtë arsye nuk duhet të ketë panikë nga qytetarët për këtë çështje.