Shkruar nga Muharrem Qafleshi
Vendbanim në trevën e Opojës, 10 km në verilindje të Sharrit. Është vendbanim malor që shtrihet në pllajen e Sharrit, në lartësinë mbidetare 1350 m, në anën e kthyer kah dielli te Prronit të Pllajës, i cili kalon nëpër mes të ngastrës së fshatit. Në mes të fshatit del një burim i fortë i cili quhet me emrin Kroi Macës. Sipërfaqja: 9,96 km².

Lagjet: Berisha, Domazeti, Çengaj dhe Qusaj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Mushtekna, Kodra, Teshine, Rrihna, Ligata, Briskës, Llomës, Sukth, Verrishta, Seishta, Likenet, Livadhi i Mulos, Gurrence, Shavorikth, Lera, Gropa, Pirajka, Gryka, Plepi, Shullane, Livashije, Te Kishëza, Te Guri Mërthyshëm, Te Xhiri, Guri Bletës, Mllaka e Madhe, Murrashta, Pirivojth, Prrej, Kojritë, Te Butat, Lomat e Yrykit, Mi’ah, Gjollos, Zides, Kroi Turkit, Kroi Lezit, Kroi Drenes, Kroi Macës, Kroi Nuses, Kroi Demicës, Kllapatari, Kroi Ferres, Kroi Ukos, Kroi Plakës, Kroi Stonve, Kroi Mllakës Madhe, Guri Kuq, Guri Gatë, Gurrencës, Guri Meshushëm, Guri Govedarit, Guri Qamë, Guri Keq, Lera e Malit, Ara e Musos, Ara Ukos, Ara Vogol, Mi’rrue, Morrizos, Fushos, Guri Ndreut (Nreft), Kishëz, Shullëje, Rrihna, Plep, Lomoz, Sillafke, Trupës, Rasadez, Breg, Gropa, Livadhe te Egra, Tuma e Bregit, Tuma e Gjallosve, Guri i Peshkit (Ipeshkvit), Vozi i Lomos, Çudilla, Vozi Makos, Vozi Kadrisë etj.

Tek burimi me emrin “Çudilla”, vajzat e fshatit dalin për t’u freskuar me ujë të ftoftë dhe të pastër, mendohet se ky burim realizon dëshirat e të rejave andaj vajzat presin që t’iu realizohen dëshirat e tyre. Vajzat nga ky burim po ashtu iu sjellin ujë të moshuarave që ndikon në përmirësimin e shëndetit të tyre.
Xhami – mesxhide (pa minare dhe kube)e këtij fshati daton që nga viti 1705, e ndërtuar me gurë e lloq, ndërsa në vitin 1982 ndërtohet nga materiali i fort. Hoxha i këtij fshati aktualisht është Hakim efendi
Kanë ekzistuar dhe disa fise të cilat përmenden e që janë: fisi i Shehut, i Arifit dhe i Azizit.
Fisi i Shehut ka pasur edhe Teçën e tyre, e cila daton rreth viteve 1500-1600, e cila është e ruajtur deri në ditët tona.

Shkolla e Fshatit Pllajnik daton që nga viti 1705, e ndërtuar me gurë, në vitin 1981 ngrihet godina e re shkollore 3 klasë dhe me 5 paralele.
Doket zakonet karakteristike të këtij fshati festat fetare si: Ramazani, Bajrami i Madh dhe i Vogël dhe festa pagane si: Verza, Jeremija, Shingjërgji, Shinkolli, Shimitri, etj.
Trashëgimia historike e kulturore: Fshati ka pas pesë mullinj, gjurmët e të cilëve ekzistojnë edhe sot. Pronarët e tyre ishin: Mulliri i mulla Dautit, mulliri i Hajvazit, mulliri i Hasonit, mulliri i Azizit dhe mulliri i Sherifit.
Ylfet Berisha është një zejtar i pasionuar i veglave të punës nga lashtësia, i cili këtë zeje e ushtron nga dashuria për të mos u harruar e kaluara opojane por edhe për t’i nxjerr në treg dhe për ta mbajtur familjen e tij.
Për shkak të kullosave të pasura dhe të bollshme ka qenë e zhvilluar blegtoria si blegtor të dalluar tani janë: Agron e Bashkim Qengaj dhe Idriz Qusaj.