“Mbytja e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik”

Gara që po zhvillohet për Kreativitetin Kulturor dhe Mendimin Kritik në komunën tonë në Sharr, ka shkëputur shumë mësimdhënës nga puna e përditshme, madje edhe garat kur mbahen në shkollat përkatëse atë ditë, nuk zhvillohet fare mësimi.

Përpos anës pozitive, që mendoj që në këtë rast është e pakët, këto “gara” mbrapa vetës lënë edhe disa probleme të mëdha:

1. Nxënës që asnjëherë nuk morën një vlerësim të mirëfilltë, dhe neglizhohen e përbuzën vetëm sa për të plotësuar formularët, që nëse analizohen me vëmendje është gazi i botës.
2. Nxënës që me ditë të tëra humbin orët mësimore dhe nuk kompensohen asnjëherë. As që ka të hartuar plan kompensimi, sikur të mos mjaftonte edhe greva tre javore. Viti shkollor ka hyrë në një udhëkryq pa zgjidhje, që këtu dëmtohen edhe më shumë nxënësit.
3. Mosprezantimi i rezultateve në ditën e garave, por përpilimi i listave të shtynë të dyshosh se edhe në garat shkollore “kryesojnë familjarët” dhe “promovuesit e vlerave individuale”.
4. Paqartësia për të garuar, me qellim që sa më shpejt të përfundojë vlerësimi dhe të mbyllet procesi i garimit.
5. Etjen e mësimdhënësve për pagesa jashtë angazhimeve institucionale dhe përzgjedhja e tyre pa kurrfarë kriteri.

Që të mos ndodhin pasojat e lartcekura, gara si e tillë duhet të ketë organizim të mirëfilltë, të jetë e paanshme dhe qëllimmirë. Të jetë një motiv për nxënësit dhe jo të jetë një arsye shtesë për pranim të këtij sistemi pabarazie.