Njoftohën fermerët e komunës Dragashit se: Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, rrjedhimisht Autoriteti Menaxhuës, sipas Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2014-2020, ka planifikuar që të organizojë një seminar një ditore në Komunën e Dragashit.
Qëllimi i seminarit është që të informojë përfituesit potencial (fermerët, agropërpunuesit, shoqatat e fermerëve), zyrtarët komunalë dhe këshilltarët me programin, procedurat e aplikimit dhe mundësit e përfitimit prej Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2019.
Data e saktë për mbajtjen e seminarit është 27.05.2019 (e Hënë) duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 15:00, në restorant Meka – Dragash.