Kryetari i Dragashit Shaban Shabani është ndarë i kënaqur me investimet që KEDS-i ka realizuar gjatë këtyre muajve të fundit në Komunën e Dragashit.
Ndër të tjera Kryetari Shabani tha se komuna që ai drejton ka nevojë edhe për më shumë investime, në përmirësimin e energjisë elektrike. “Nevojat janë shumë të mëdha. Jemi të informuar se KEDS, do të vazhdojë edhe gjatë tër viti të investojë në komunën tonë”, përcjellë Tv Opoja.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala në një prononcim për mediat tha se në Dragash janë kryer disa projekte, prej nga kanë përfituar direkt mijëra qytetarë të këtij qyteti”, tha Buzhala.
Buzhala premton se investimet nuk do të ndalen as sivjet në këtë qytet në mënyrë që rrjeti të jetë në standardet e kërkuara për të gjithë konsumatorët”,thuhet në komunikatë për media transmeton Tv Opoja