Inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë Kufitare po vijojnë inspektimet në terren të produkteve që ofrohen në tregun e komunës sonë
Është ndaluar një mjet transportues i ngarkuar me mallëra dhe pas inspektimit nga ana e inspektorit të tregut është vërtetuar se nuk ka dokumentacione përcjellëse që dëshmon destinimin e tyre, ka arkë fiskale jofunksionale, produktet nuk kanë dekleracione në gjuhë zyrtare e as etiketa dhe një sasi nga to me afat të skaduar. Në pajtim me Ligjin për inspektoratin e tregut këto produkte janë konfiskuar dhe është ngritë procedurë për kundërvajtje në gjykatë.

Faleminderojmë Policinë e Trafikut dhe atë Kufitare për bashkëpunimin dhe mbështetjen ndaj inspekcionit. Lusim edhe qytetarët të bashkëpunojnë dhe të denoncojnë raste të tilla pranë inspekcionit.