Agjencia Turke për bashkëpunim dhe koordinim “TIKA” në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash sot kanë bërë shpërndarjen e 56 pakove ushqimore për familjet në nevojë përcjellë televizioni Opoja.

Me qëllim të ruajtjes së paqës sociale dhe përkrahjen e ekonomive familjare, jemi duke vazhduar me shpërndarjen e pakove ushqimore.

56 pako ushqimore që do të shpërndahen në Dragash iu dorëzuan Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash.

Pakot ushqimore do të shpërndahen për familjet me nevojë, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.