Inspektorati në Dragash me urdhër nga ana e MTI-së ka zhvilluar inspektimin e disa veprimtarive afariste

Lajme nga Opoja, Aktualitet, Ekonomi7 years ago386 shikime

Pasi që kaluan 24 orë nga vendimi për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja të vendosët taksa në 100% në Komunën e Dragashit ka filluar të zbatohet ky vendim ku sot me datë 22 Nëntor 2018 inspektorë komunalë kan zhvilluar inspektimin në disa veprimtariti afariste të cilat operojnë në Komunën e Dragashit.

Nga inspektimi i cili është zhvilluar me urdhër nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kemi hasur në produkte të cilat janë me origjinë nga Serbia dhe Bosnja si: Merix, Persil detergjente rrobash dhe Perwoll ne vlere totale prej 1.839.50 € me mbishkrimin Kosovo dhe Metohija ne dekleracionin e tyre, te cilat edhe jane larguar nga tregu.

Inspektorati në Dragash bën apel tek afaristët të cilet gjatë furnizimit ti kushtojë rëndësi të veçantë etiketimi dhe dekleracioni e prodhimit të produkteve por në veçanti atyne me mbishkrimin Kosovo i Metohija, UNMIK/KOSOVO, Rezoluta 1244 apo në çfarëdo forme tjetër të emërtohen në kundërshtim me emrin zyrtare të Republikës së Kosovës(p.sh REPUBLIKA E KOSOVES, KOSOVE, KOSOVO).

Njëkohësisht në vendimin e marrë nga MTI obligohen të gjitha subjektet afariste që të cilat operojnë në Komunën e Dragashit të largojnë të gjitha produktet me etiketat apo deklaratën në emërtimet të lartpërmendura , ndërsa në rastë të mos largimit te tyre dhe njëkohësisht vazhdimin e shitjes edhe pasi është paralajmëruar do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...