Doni që ta pushoni zemrën, ta çlironi shpirtin dhe të shiqoni bukuri që ka falë natyra, lugina të gjelbërta, lumej të ftohtë bjeshkë, pejsazhe magjepëse, shkoni në Opojë?

Një përshkrim i shkurtër nga Haki Latifi
Rrëzë maleve të Sharrit, në Jug-lindje të rrafshit të Dukagjinit gjendet Treva e Opojës, si pjesë integrale e trevave shqiptare. Kjo trevë është e pasur me trashëgimi kulturore në të gjitha fushat, si në fushën etnologjisë, pastaj folklorit, muzikës etj.. Është treva, ku vizitorët mahniten me peizazhin e bukur të saj dhe me burimet e pashtershme të ujit. Kënaqësia që sjell natyra e bukur e kësaj ane është e plotësuar edhe me mikpritjen e mysafirit në sofrën e mbushur me ushqime tradicionale.