Gjatë ditës së sotme në shkollën e mesme të lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës është mbajtur orë historiko letrare.

Me një fjalë rasti drejtori i shkollës z. Shukri Nebiu, shprehu respekt e falënderim për të gjith ata që sakrifikuan për liri, e njëherit uroi festën e Pavarësisë, ndersa drejtori i arsimit z. Selim Kryeziu perpos urimit të Ditës së Pavarësisë, u kërkoi nxënësve që të mësojne sa më shumë e ta bëjne këtë shtet më të mire se që është sot.

Në vazhdim nxënësit prezentuan me programin e tyre para të pranishmeve me histori, poezi e këng.