
Tradita vazhdon… dhe këtë vit me gjithë hijeshinë e saj në zemër të Opojës, ndër majat e bukura të bjeshkëve të Zaplluxhës! Më 28 qershor 2026 (e diel), duke filluar nga ora 11:30, do të mbahet manifestimi kulturor-artistik “Festa e Bjeshkës 2026”, në ambientin magjepsës të bjeshkëve të Zaplluxhës.
Programi do të përfshijë aktivitete të pasura kulturore e artistike, këngë dhe valle, duke sjellë atmosferë festive për të gjithë pjesëmarrësit.
Një pjesë e veçantë e manifestimit do të jetë gara e vallëzimit “Kollqoja”, ku fshatrat e Opojës do të garojnë para një jurie profesionale. Kriteret e garës do të jenë:
Organizatorët e manifestimit – Prof. Shukri Myrtezani, Masar Bahtijari, Gëzim Mehmeti, Florim Veliu, Bashkim Tahiri, Mugni Hamzaj dhe Ali Haliti – ftojnë të gjithë banorët e Opojës, mërgimtarët dhe miqtë e rajonit të bëhen pjesë e kësaj feste, duke i kushtuar veçanërisht vëmendje garës së “Kollqojes”.
Mirë se vini në Zaplluxhë më 28 qershor – Festa e Bjeshkës 2026!
© TV Opoja