Fëmijët parashkollorë të SHFMU “Fetah Sylejmani” zhvillojnë vizitë edukative në QKMF-në e Dragashit

Aktualitet7 minutes ago4 shikime

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës së Higjienës, fëmijët e nivelit parashkollor të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Fetah Sylejmani” në Dragash kanë zhvilluar sot një vizitë edukative pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash.

Gjatë kësaj vizite, të vegjlit u njohën me rëndësinë e higjienës personale, larjes së duarve, kujdesit për shëndetin dhe parandalimit të sëmundjeve, përmes këshillave dhe prezantimeve të përshtatura për moshën e tyre. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe shëndetit oral, ku u theksua rëndësia e larjes së rregullt të dhëmbëve dhe vizitave të hershme te dentisti.

Me këtë rast, përfaqësuesit e shkollës shprehën falënderime për drejtorin e QKMF-së në Dragash, Dr. Nazmi Velija, si dhe për stafin shëndetësor për mikpritjen dhe përgatitjen e aktivitetit. Një vlerësim i veçantë iu dedikua edhe edukatores Abetare Skenderi për përkushtimin e vazhdueshëm në formimin e shprehive të shëndetshme te fëmijët parashkollorë.

Nga shkolla nënvizuan se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve arsimore dhe atyre shëndetësore përbën një hap të rëndësishëm në edukimin e hershëm të fëmijëve dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...