Ka disa ditë që një kompani private, për punë personale e punë biznesi, është duke e dëmtuar dukshëm rrugën nga objekti i KEDS-it e tashmë deri tek Reka e fshatit tonë.

Nesër në bazë të punëve që po zhvillohen, pritet që këtë dëmtim të rrugës të e vazhdojnë edhe në kthesën ku është rruga kryesore e fshatit tonë.

Ftohen të gjithë banorët e fshatit Shajne që, nesër në ora 8:00 e mëngjesit, t’i bashkangjiten protestës, ku kemi vendosur të i marrim edhe makinat t’i lëmë në rrugë, kundër këtij projekti që është i dëmshëm për fshatin tonë.

Sot rruga për në Dragash ka qenë e bllokuar, makinat është dashur të shkojnë nga rruga tjetër nga Shkolla e re. Shkak për këtë kanë qenë këto punime, dhe sa herë që do të ketë punime në këtë rrjet, çdo herë do të përsëritet një gjë e tillë.