Ish- nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu i ka dhënë mbështetje Qeverisë për vënien e taksës 10 % për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.
Ish- deputeti i Kosovës ka thënë se kjo taksë e rrezikon “Fondin e zi” të cilin Serbia e përdorë kundër Kosovës, shkruan AktivPress.
Në vijim mund ta lexoni të plotë qëndrimin e tij!

“Përkrahje për Qeverinë e Kosovës
Besoj se taksa e vënë nga Qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë është vendim i drejtë.
Përfaqësuesit e shtetit serb nuk pushojnë as ditë e as natë duke vepruar kundër Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Kjo fushatë kërkon mjete të konsiderueshme materiale për të korruptuar ata që korruptohen, kërkon fond të madh.
Taksa e Qeverisë e rrezikon atë fond të zi, me aq sa mundet”.