Naser Vejseli I lindur me 25.10.1957 në Zgatar , nga nëna Hasfije dhe babai Shukri. I rritur në një familje në gjendje mesatare ekonomike.

Shkollën fillore e kreu në fshatin Brrut 4 vite , nderkaq 4 vite të tjera në fshatin Bresanë. Shkollen e meseme gjimnazin e perfundon në Prishtinë dhe në vitin 1977 fillon studimet ne Fakultetin Teknik-drejtimi Ndertimtari.

Në vitin e tret te studimve i ndërpren studimet per të sherbyer në ushtri. Kjo ishte e qellimshme sepse ishte viti 1981 dhe dihet se si aso kohe u trajtoshin studentet. Pas sherbimit ushtarak kthehet ne fshat dhe merret me veprimtari te ndryshme.

Ne vitin 1994 i rikthehet studimeve ne shkollen e lart Pedagogjike ne Prishtin- drejtimi mesimit klasor. Ne vitin 1995 punsohet në Sh.f.m.u Ganimete Terbeshin ne Blaç , paralelja në fshatin Zgatar.

Ne vitin 1998 diplomon në shkollen e lart dhe merr titullin Arsimtar Klasor per afer tri dekada ka ushtrue këtë profesion dhe ka nxjerr gjenerata te sukseshme , dhe me 25.10.2022 pensionohet duke marr ne supe suksesin qe sot kan nxenesit e tij.

Perveq ksaj mësuesi Naser njihet si organizator i shumë manifestimve shkollore , orëve letrare , mësues i vallzimit ku edhe vet është valltar i vallve të Opojës. Mësuesit Naser i urojm shendet e mbarsi në pensionim.

©TVOPOJA