Duke filluar nga ora 11, ciceronët e rinjë nga Komuna e Dragashit u çertifikuan si “Tourist Guider”, pas një trajnimi 3 muajsh i cili u organizua nga Bibloteka “Ymridin Çengaj”, në Dragash, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe Biblotekës Ndërkomunale të Prizrenit.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çertifikatave prezent ishin përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Drejtoresha e Biblotekës Ndërkomunale të Prizrenit, drejtorë të Drejtorive për Kulturë Rini dhe Sport nga komunat e regjionit të Prizrenit, drejtorë të Biblotekave Publike, ku veç tjerash të gjithë prezantuan punën e 3 muajve.

Krejt në fund të gjithë u çertifikuan në fushat adekuate të anglishtës për qëllime specifike.