Urime Dita e shkollës!

Të dashur nxënës, të respektuar mësimdhënës, punëtorë dhe ju prindër!
Më 20 maj 2021, Shfmu,, Sezai Surroi” në Bellobrad me krenari shënon ,,Ditën e Shkollës”. Është ky përvjetori i saj i pesëdhjetenëntë i shkëlqimit të saj nëpër periudha të ndryshme.

Rrugëtimin e saj , që nga themelimi ( 20 maj 1962) e bëri jehonë gjithandej vendit, për të mos thënë edhe jashtë tij, duke ndier etjen e madhe për dije dhe arsimim të brezave.
Në këtë përvjetor, ndonëse në rrethana të veçanta, të paparashikueshme për gjithë globin, shkolla po përkujtohet si vatër shumë e çmuar nga nxënësit , mësimdhënësit, stafi dhe dashamirët e saj.
,,Edhe pse në kushte pandemike.
Të përshkruash gjithë rrugëtimin ndoshta ka mund, por mbetëm borxh pa theksuar evoluimin e sukseseve të nxënësve.

Traditës së sukseseve në mësimdhënie ashtu edhe në aktivitete jashtëmësimore sikur i është venë bazamenti në këtë vatër arsimore. Suksesi në garat e dryshme, ku nxënës nga shkolla janë dalluar flet për përkushtimin.

Aktiviteti kulturor, artistik dhe sportiv, gjithashtu i ka bërë krenar nxënësit dhe rrethin në vazhdimësi.

Të shpresojmë se pas pandemisë, shkolla do t’i këthehet normalitetit dhe aty do të lulëzojë jeta e fëmijëve tuaj dhe e nxënësve tanë, drita dhe dituria e së ardhmës!… Jetë, shëndet dhe dije, që po e synojmë të gjithë!…Me këtë rast, i falenderojmë të gjithë ata që kontribuan, dhanë mundin dhe sakrifikuan për arritjen e rezultateve, që nga themelimi, periudhave heterogjene deri te e sotmja.

Urime Dita e shkollës!
Drejtori i shkollës: Ma. Ziqiri Skenderi