SHFMU “28 Nëntori” shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzës me aktivitete vetëdijesuese

AktualitetYesterday83 shikime

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “28 Nëntori” është shënuar Dita Ndërkombëtare e Vajzës përmes aktiviteteve të veçanta vetëdijesuese. Ky organizim u fokusua te rëndësia e barazisë, respektit dhe krijimit të mundësive të barabarta për të gjitha vajzat në shoqëri.

Mesazhi kryesor i përcjellë gjatë këtyre aktiviteteve ishte i qartë: çdo vajzë meriton arsimim cilësor, siguri, respekt dhe hapësirën e nevojshme për të realizuar ëndrrat e saj. Për organizimin dhe realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm me vajzat e shkollës, drejtuesit falënderuan Lindita Kozmaqi Pirajn, e cila dha një kontribut të çmuar në përcjelljen e këtij mesazhi frymëzues.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...