Janet Reineck: Si nisi nisma për shpëtimin e Valanicës dhe Mullirit në Bellobrad

Infrastrukturë7 hours ago116 shikime

Antropologia dhe mikesha e Opojës, Janet Reineck, ka ndarë historinë prapa restaurimit të Valanicës dhe Mullirit të drithit në Bellobrad. Nisma e nisur prej saj në vitin 2024 u frymëzua nga kujtimet e viteve 1980, kur ajo jetonte pranë familjes së Sadri Shefikut dhe i zinte gjumi me ritmin e çekanëve të drurit që përpunonin zhgunin. Pasi kuptoi se kjo ishte valavica e fundit e mbijetuar në Kosovë dhe Shqipëri, ajo u angazhua maksimalisht për ta ruajtur këtë thesar, duke gjetur mbështetjen entuziaste të pronarit të mullirit, Sabir Shefiku.

Për realizimin e këtij projekti, Reineck u shpreh mirënjohëse ndaj Kryetarit të Komunës, Bexhet Xheladini dhe drejtorit të Financave, Qamil Kolloni për aplikimin e suksesshëm, ish-ministrit Hajrulla Çeku për miratimin e grantit, si dhe ekipit të përbërë nga Samir Hoxha, arkitekti Qazim Bytyqi dhe inxhinieri Ismail Ahmeti që mbikëqyrën punimet.

Pavarësisht përfundimit të restaurimit të jashtëm të njoftuar nga ministrja aktuale Saranda Bogujevci, Reineck thekson se ka ende punë. Sfida e radhës, në bashkëpunim me Komunën dhe banorët e fshatit, është rikthimi i furnizimit me ujë për të funksionalizuar plotësisht pajisjet, me synimin përfundimtar për ta shndërruar objektin në një muze të gjallë dhe një atraksion të qëndrueshëm turistik.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...