Hapet zyrtarisht sezoni i gjuetisë në Dragash: Apelohet për gjueti të përgjegjshme dhe mbrojtje të natyrës

SportiYesterday232 shikime

Sot, Shoqata e Gjahtarëve “Dhia e Egër” ka bërë hapjen zyrtare të sezonit të gjuetisë në Dragash, në një aktivitet që bashkoi dashamirët e këtij sporti dhe natyrës. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të nivelit qendror dhe lokal, përfshirë Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, deputetin e Parlamentit të Kosovës, Filiz Mustafa, si dhe nënkryetarin e Komunës së Dragashit, Vetim Ramadani, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit komunal.

Nënkryetari Ramadani përshëndeti pjesëmarrësit në emër të kryetarit të Komunës, Bexhet Xheladini, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me shoqatat lokale. Ndërkohë, gjatë aktivitetit u vu theksi i veçantë te bukuritë e rralla natyrore të maleve të Sharrit dhe pasuria e madhe e florës dhe faunës që e karakterizon këtë trevë.

Nga ana e tij, deputeti Filiz Mustafa theksoi rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit të kësaj treve. “Sharri është i njohur për bukuritë e tij natyrore, pasurinë e faunës dhe florës. Prandaj, është e rëndësishme që këto pasuri t’i ruajmë dhe t’i mbrojmë përmes një qasjeje të përgjegjshme, duke respektuar rregullat e gjuetisë,” theksoi Mustafa.

Të pranishmit bënë thirrje për një qasje të përgjegjshme nga të gjithë gjuetarët, duke kërkuar respektim rigoroz të rregullave të gjuetisë dhe kujdes maksimal për ruajtjen e biodiversitetit dhe pasurisë natyrore të komunës sonë. Duke i uruar gjuetarëve një sezon të mbarë dhe të sigurt, u përcoll mesazhi i përbashkët se natyra jonë mbetet një thesar që kërkon përkushtim të vazhdueshëm për t’u mbrojtur.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...