
Në frymën e arsimit gjithëpërfshirës, SHFMU “Fetah Sylejmani” ka mirëpritur Ekipin Mobil Profesional të Qendrës Burimore “Lef Nosi” nga Prizreni, për të ofruar mbështetje profesionale në rishikimin e Planit Individual të Arsimit (PIA). Takimi i rëndësishëm u udhëhoq nga Vullnet Ramadani dhe bëri bashkë nënën e nxënësit, mësimdhënësen Egzona Vehapi, asistenten Nadire Flugaj, si dhe vetë nxënësit.
Ky bashkëpunim rikonfirmon përkushtimin për t’u ofruar fëmijëve mundësi të barabarta, duke dëshmuar se drejtësia në arsim nënkupton mbështetjen e secilit nxënës për t’u zhvilluar sipas potencialit të tij. Për këtë kontribut të çmuar, u shprehën falënderime për ekipin e “Lef Nosi” dhe të gjithë të angazhuarit në këtë proces, me mesazhin e përbashkët për të ndërtuar një mjedis shkollor sa më të ndjeshëm dhe të drejtë për çdo fëmijë.
©TVOPOJA