Me qëllim të shënimit të 11 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Vajzës ashtu edhe të muajit tetor i cili përkufizohet si muaji i paqes dhe rezolutës 1325, Zyrtareja për barazi Gjinore në Komunën e Dragashit znj.Lindita Piraj, në bashkëpunim me OSBE mbajtën ligjërata, me të cilat synohët sensibilizimi i vajzave (maturante), për barazinë gjinore dhe për pjesëmarrjen e tyre në të gjitha sferat e jetës, duke mos hezituar të përzgjedhin profesionet e tyre dhe ku mund të japin kontribute të barabarta  sikur djemtë /burrat.

Po ashtu  para objektit të Komunës, të shoqërua nga përfaqësues institucional dhe në pranin e mediave, u shpalos baneri me mbishkrim “Unë mundem” dhe “Vajzat munden”, baner i cili simbolizon se vajzat mund të zgjedhin profesione si police, sportiste, biznesmene të suksesshme, zjarrfikëse, ushtare, shkencëtare, mjeke etj., profesione këto  të cilat për fat të keq ende janë tabu nga vajzat/gratë tona.

©TVOPOJA