Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se është kundër idesë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë duke ripërsëritur qëndrimin se nuk duhet të preket kufijtë aktual.
“Në aspektin gjerman por edhe evropian ne kemi interes për rajon stabil. Kjo është kyç për stabilitet të Evropës në përgjithësi. Unë besoj se integriteti territorial është kyç për rajonin”, kishte deklaruar ajo.
Mirëpo, ndryshe po thotë një kancelar tjetër. Bashkimi Evropian do të pajtohet me çfarëdo marrëveshje për çështjen e kufijve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve, shkruan TV OPOJA.

Kështu ka deklaruar kancelari austriak, Sebastian Kurz, në një konferencë të përbashkët me presidentin Hashim Thaçi në Prishtinë.
Sipas tij, Qeveria Federale e Austrisë pajtohet me cilën do marrëveshje që bëhet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Mendojë se kjo është edhe në kuadër të BE-së. Edhe nëse është korrigjimi i kufijve edhe shkëmbimi i territoreve, atëherë mbështetet nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.
Më tej, Kurz ka folur edhe për çështjen e liberalizmit të vizave për kosovarët. Ai ka përmendur sfidën e rradhës që e pret Prishtinën zyrtare në BE.
“Kam pa një vendim pozitiv nga Parlamenti Evropian por nevojitet vendimi nga Këshilli i Evropës. Aty ka shumë shtete që janë skeptike, dhe këtu jam më I kujdesshëm për pritjet nga BE-ja. Pritjet janë nga ligji dhe duhet të bëhen disa hapa tjetër”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se e vlerëson përpjekjen e dy shteteve për të arritur marrëveshje dhe paqe. Ai njëherit ka felenderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për përjekjet e vazhdueshme sa i përket dialogut.
“Unë ju falenderojë presidentin Thaçi por edhe Vuçiçin për mundimet dhe përpjekjet e vazhdueshme që po bëni për të mirën e të gjithë qytetarëve, pasi që ju po bëni një hapa në përpjekje drejt përspektivës evropiane. Unë prapë ju falenderojë juve për bashkëpunimin e mirë dhe ju them se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë time, do të japim mbështetjen e duhur”, ka thënë Kurzgjatë konferencës me Thaçin.
Ai poashtu ka thënë se i gëzohet faktit që Austria është njëri prej vendeve që ka investuar më së shumti në Kosovë. “I gëzohem faktit që ne jemi një prej investitorëve më të mëdhenjë, partner strategjik si dhe vlen të theksojmë se kemi numrin më të madh të ushtarëve në rajon. Ne duam që të gjitha vendet e ballkanit të kenë një përspektivë, paqe dhe siguri”, ka vlerësuar ai tutje.